‘Unë nuk jam për t’u kontrolluar’, policia zbardh vrasjen e efektivit Hoxha

29 Shtator 2021 | 12:35

Policia njoftoi zyrtarisht se efektivi Saimir Hoxha u vra me dy plumba nga 21-vjeçari Aldi Rama në Vain, Ishull Lezhë.

ngjarjen tragjike që ndodhi të martën ishin tre efektivë policie, dy civil dhe një me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia.

Në njoftim bëhej me dije se grupi i kontrollit kishte djegur 62 bimë narkotike dhe në largim, 500 metra më tej kishin ndaluar makinën tip “Volkswagen” ku ndodhej vrasësi në ndenjësen e pasme dhe dy të arrestuarit Armando Marku dhe Kristjan Sherri.

Ata kanë dalë nga makina dhe i janë përgjigjur urdhrit të efektivëve për kontroll ndërsa Aldi Rama u përgjigj ”unë nuk jam për tu kontrolluar”.

“Në ato momente ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë,” – thuhej në njoftimin zyrtar.

Dy civilët janë përpjekur ta ndalojnë automjetin në largim duke përdorur armën e shërbimit, situatë e provuar nga 9 gëzhoja të gjetura në vendngjarje që përkojnë me armët e punonjësve të Policisë

Aldi Rama ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap dhe u gjet pas 5 orë kërkimesh.

Policia njoftoi se i është bërë thirrje për rreth 45 minuta që të dorëzohej, por ai ka refuzuar dhe është vetëplagosur në kokë.

Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës e më pas u soll te spitali i Traumës në Tiranë ku dhe humbi jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026