Universitetet amerikane, Gjykata Supreme hedh poshtë kriterin e racës për pranim

30 Qershor 2023 | 15:50

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur se raca nuk mund të konsiderohet më një faktor në pranimet në universitete.

Vendimi historik i jep fund politikave dhjetëra vjeçare mbi të ashtuquajturin “aksioni afirmativ”, i njohur edhe si diskriminimi pozitiv.

Presidenti Biden ka dalë kundër vendimit.

“Ndërsa talenti, kreativiteti dhe puna janë të përhapura kudo në këtë vend, shanset e barabarta nuk janë kudo. Ndaj ne nuk mund të lejojmë që ky vendim të jetë fjala e fundit”, tha presidenti amerikan Joe Biden.

Vendimi i Gjykatës Supreme, e kontrolluar nga konservatorët, kërcënon të përçajë vendin.

“Jam e shqetësuar se kjo do ta kthejë Amerikën pas, se do të kufizojë shanset e studentëve me ngjyrë dhe do të kufizojë progresin që kemi parë në dekadat e fundit. Ndaj jam e shqetësuar”, shprehet Amanda Larimer, aktiviste nga Portlandi.

“Dhënia fund e preferencave racore në pranimet e kolegjeve është një rezultat që shumica e amerikanëve, të të gjitha racave do ta festojnë. Një universitet nuk ka diversitet real kur vetëm mbledh studentë që duken ndryshe, por vijnë nga rrethana të ngjashme dhe kanë të njëjtin mendim”, thotë Edward Blum, president i shoqatës “Studentët për Pranimin e Ndershëm”.

Kamala Herris, e para zëvendës presidente me ngjyrë në historinë amerikane, e quajti vendimin e Gjykatës Supreme si “të verbër ndaj historisë”, pasi rrëzoi “aksionin afirmativ” për pranimet në kolegje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026