Universitetet ”mësim online”, Mira Rakacolli: Zgjidhja më e mirë për situatën që kemi
Mira Rakacolli, drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, sqaroi në një intervistë për Euronews Albania, se vendimi për të vijuar në distancë mësimin në universitete “ishte zgjidhja më e mirë” kjo duke parë situatën e pandemisë.
Në një ndërhyrje në studio gjatë një interviste mes profesoreshës Lili Sula dhe gazetares Bruna Çifligu, Rakacolli tha se shumica e anëtarëve të Komitetit Teknik janë vetë pedagogë mirëpo përpara çështjes së mësimdhënies kanë si prioritet sigurimin e shëndetit të popullatës. Ajo vijoi se vendimi ka qenë unanim.
“Vazhdimi për mësimin online u mor në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komitetit të Ekspertëve duke menduar se kjo ishte zgjidhja më e drejtë,” – tha zëvendësministrja Rakacolli duke shtuar se kjo nuk është një risi shqiptare, por një masë e ndërmarrë edhe më gjerë në vendet e tjera.
“Situata epidemiologjike dhe tendenca e saj duket në të paktën dy javë, këto dy javë, java 52-53 krahasuar me dy javët e shkuar ka pasur një tendencë në ulje të incidencës nga rreth 250 në rreth 220, por është një rënie e lehtë dhe duhet parë këto dy javë nëse do të konfirmohet në rënie, apo nuk është kështu,” – tha më tej Rakacolli.
Zëvendësministrja tha se marrja e masave për pandeminë nuk bëhet me parashikime por bëhet duke analizuar një sërë faktorësh të situatës epidemiologjike si numri i rasteve të reja me infektime, numri i të shtruarve në spitale, viktimave, hetimeve epidemiologjike dhe arsyet e shtimeve të rasteve.
Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se universitetet të vazhdojë edhe për një periudhë dy javore online, pa prezencën e studentëve fizikisht nëpër auditore.
Lexoni gjithashtu:
Tre masat kufizuese që mbeten në fuqi, Komiteti i Ekspertëve: Universitetet vijojnë ‘online’
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta