Urat në Shkodër rrezikohen nga përmbytjet e përvitshme

26 Tetor 2021 | 16:10

Urat në Shkodër rrezikohen nga përmbytjet që ndodhin në këtë qytet çdo dimër. Reshjet e shumta të shiut por dhe prurjet e shumta në kaskadën e lumit Drin, çdo vit rrezikojnë qindra hektarë tokë dhe shkaktojnë dëme në infrastrukturë.

“Urat duhet të inspektohen në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që të gjenden defektet. Kur defekti është i vogël duhet të merren masa që në fillim që si puna e sëmundjeve të parandalohet”, shprehet inxhinierja e ndërtimit, Zenepe Dibra.

Në urën e Bardhajve që lidh Shkodrën me rrethina, vërshimi i ujrave të lumit Kir ka dëmtuar këmbët mbajtëse të kësaj ure, duke rrezikuar kalimtarët që kalojnë çdo ditë në këtë urë.

Inxhinierja që mban dhe titullin doktore shkencash, vë në dukje dëmtimet e shumta në urat në këtë zonë. Zonja Dibra thotë se duhet të ndërhyhet urgjentisht në përmirësim të infrastrukturës, pasi sipas saj pasojat mund të jenë të rënda.

“Te Ura e Kirit gjendja është alarmante për arsye se dëmtimi ka prekur kolonën mbajtëse të themelit të urës. Aty ka një rrezik të madh”, thotë znj. Dibra.

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni thotë se në kuadër të masave të marra për stinën e dimrit, janë ngritur edhe grupet e punës për të inspektuar këto ura dhe ndërhyrjen për rikonstruksionin e tyre.

“Specialistët dhe specialistët në drejtoritë përkatëse janë marrë me inspektimin dhe masat që duhet të merren dhe kostimin e masave afatshkurtër dhe afatgjatë”, u shpreh Prefektja e Shkodrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026