Urbanisti: S’jemi kundër zhvillimit në Tiranë, por ndërtimet duhet të normalizohen
Urbanisti Saimir Kristo deklaroi se nuk është kundër zhvillimit në kryeqytet, duke iu referuar ndërtimit të kullave shumëkatshëse.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kristo u shpreh se është e nevojshme që bëhet normalizimi i ndërtimeve në Tiranë.
“Asnjë prej nesh nuk është kundër zhvillimit. Në çdo lloj zhvillimi, duke jetuar në një komunitet, në një qytet, ne shohim interesin e përbashkët në lidhje me cilësinë ku ne jetojmë. Nuk ka ndonjë ndryshim në cilësinë e të ndërtuarit para 2019, nuk ka ndonjë zbatim të normave kur ne projektojmë sot”, theksoi ai.
Vlera e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë përgjatë dy viteve 2020 dhe 2021 arrin në rreth 800 milionë euro.
327 milionë euro është vlera e atyre të dhëna në 2020 dhe rreth 470 milionë euro e lejeve të dhëna në 2021.
600 milionë euro përllogaritet shuma e investimit për godina shumëkatëshe, si për banim ashtu edhe për hoteleri, qendra tregtare apo aktivitete të tjera biznesi.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta