Ursula von der Leyen: Evropa e bën Kroacinë më të fortë dhe anasjelltas
Kroacia mund të jetë krenare për anëtarësimin në Eurozonë dhe zonën Shengen sepse ajo do të tërheqë investime, do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e ekonomisë dhe gjithashtu mund të bëhet një qendër evropiane e energjisë nga burimet e rinovueshme.
Ishte kjo deklarata e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Von der Leyen vjen në Kroaci ditën e Vitit të Ri, në ditën kur ngrihen rampat dhe hiqen kontrollet në kufirin me Slloveninë dhe Hungarinë dhe kur monedha e përbashkët evropiane – euro – futet në qarkullim.
“Unë e di se sa përpjekje u nevojitën për të përmbushur të gjitha kushtet për hyrjen në Shengen dhe për të zbatuar reformat e nevojshme për hyrjen në Eurozonë. Ju mund të jeni krenarë për këtë,” tha Von der Leyen për Hina.
Sipas saj, Kroacia përfundon kështu integrimin e saj të plotë evropian dhe “qytetarët e saj mund të gëzojnë disa nga përfitimet më të mira që mund të ofrojë Unioni”.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar