Kryeministri Rama vlerëson ndihmën e BE për rimëkëmbjen nga tërmeti

28 Shtator 2021 | 12:05

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një konferencë të përbashkët, pas vizitës së Von der Leyen në Tiranë.

Kryeministri Rama vlerësoi kontributin personal të presidentes së KE, si dhe ndihmën e Bashkimit Europian për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019.

Konferenca e donatorëve dhe fondet që përfitoi Shqipëria janë sipas kreut të qeverisë shqiptare, një arsye konkrete për të mos e humbur durimin ndaj BE, edhe pse siç tha ai, ky i fundit është ‘i lodhshëm’ në disa aspekte.

“Shqiptarët po shohin se rindërtimi po sjell përmirësim të jetës së tyre dhe po mbyllen plagët e tragjedisë pas tërmetit të nëntorit. Këtu dua të nënvijëzoj faktin se kjo nuk është një vizitë protokollare, por edhe vizita e një gruaje që ka mbështetur Shqipërinë dhe shqiptarët pas tragjedisë së nëntorit. Konferenca e donatorëve mbetet historike edhe për vetë BE për nga shpejtësia dhe volumi i angazhimeve të mbledhura aty”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se kishte biseduar me presidenten e KE edhe lidhur me bllokimin e negociatave për Shqipërinë, që sipas tij i ka bërë të gjitha detyrat dhe është në pritje të konferencës së parë ndërqeveritare.

Sipas tij, Shqipëria është në këto momente peng i vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Kemi folur për procesin dhe situatën absurde të Shqipërisë në këtë moment për shkak të vetos bullgare dhe një pengmarrjeje, ndërkohë që ne i kemi kryer të gjitha detyrat dhe presim konferencën e parë ndërqeveritare. Komisioni Evropian është i rreptë, por edhe i parashikueshëm pasi raportohet me fakte dhe raportime që mbështeten në përmbushje të detyrave. Në Këshillin Europian fillon një dinamike dhe polemika mes shteteve. Mjafton njeri ta bllokojë si sot Bullgaria, që për arsyet e veta ka marrë peng procesin”, tha z. Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026