Ursula von der Leyen mirëpret Hotin, takimi i parë fizik pas pandemisë
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar sot në rrjete shoqërore se mirëpret vizitën e parë fizike nga një kryetar shteti që nga nisja e pandemisë.
Bëhet fjalë për kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti, i cili ka nisur vizitën në Bruksel, e para pasi u zgjodh kryeministër.
“Mirëpresim me kënaqësi kryeministrin e Kosovës këtë mbrëmje, dhe presidentin serb të premten”, thotë presidentja e Komisionit Europian në Twitter.
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar reformat që u nevojiten partnerëve tanë në Ballkan për të ecur edhe më tej në rrugëtimin e tyre drejt BE-së, si dhe për rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit”, shkruan Ursula.
Vizita e sotme e kryeministrit Hoti ka përfshirë takime edhe me kreun e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe me kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të BE-së, David McAllister.
Teksa niste takimet e sotme, Hoti ka deklaruar në Twitter se ka anuluar takimin në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Vuçiç, për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë.
Në takimin e 27 qershorit, në Uashington, ishte planifikuar që të shkonte presidenti Hashim Thaçi e të takohej me homologun serb, Aleksander Vuçiç. Të dy ishin ftuar nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Takimi në Uashington do të bëhej për arritjen e një marrëveshjeje të re midis Prishtinës dhe Beogradit, që do të synonte normalizimin e marrëdhënieve. Ftesa u shoqërua nga debate të shumta dhe u pa si anashkalim i BE-së, e cila e ka ndërmjetësuar dialogun deri tani.
Por një akuzë e papritur për krime lufte, e ngritur nga Gjykata Speciale kundër Thaçit, tri ditë para takimit, ka bërë që presidenti i Kosovës, ish-komandant i UÇK-së, ta anulojë takimin në SHBA. Takimi pritej të vazhdonte këtë herë me kryeministrin Hoti, por edhe ai e anuloi vizitën pikërisht prej këtyre zhvillimeve.
Politikanët shqiptarë të të gjitha partive, në Kosovë e në Shqipëri, e kanë mbështetur njëzëri luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta