Ushtri të huaja kundër drogës, presidenti i Ekuadorit kërkon ndihmë kundër bandave

20 Shkurt 2025 | 20:18

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa ka propozuar ardhjen e trupave të huaja në vendin e tij, për të ndihmuar ushtrinë dhe policinë në luftën me bandat kriminale.

Në një deklaratë zyrtare, kreu i shtetit i ka kërkuar ministrit të Punëve të Jashtme që të përdorë qasjen e duhur për të koordinuar dhe arritur marrëveshje bashkëpunimi me vendet aleate, në respekt të kuadrit kushtetues.

Megjithatë, në komunikimin e tij me mediat, presidenti Noboa nuk ka saktësuar se cilat konsiderohen vende aleate dhe cilat janë të interesuara për propozimin e tij.

“Kjo masë është e përkohshme dhe synon përforcimin e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar transnacional në Ekuador”, ka thënë Noboa.

Ai ka saktësuar se mafiet dhe narkotrafiku veprojnë si rrjete ndërkombëtare, “ndaj dhe është e nevojshme të reagojmë së bashku për t’i luftuar në mënyrë më efikase dhe me vendosmëri”, ka shtuar presidenti.

Dhuna vazhdon të jetë një problem në vendin e Amerikës së Jugut. Vitin e kaluar, pas sulmeve të koordinuara të bandave, qeveria caktoi 22 prej tyre si organizata terroriste.

I njëjti president deklaroi atëherë se Ekuadori ndodhej në një “konflikt të armatosur” me to dhe kërkoi asistencë ndërkombëtare për të përforcuar sigurinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026