Ushtria e Sudanit dëbon dy zyrtarë të lartë të ndihmës ushqimore të OKB-së

29 Tetor 2025 | 14:52

Qeveria ushtarake e Sudanit u ka urdhëruar dy zyrtarë të lartë të Programit Botëror të Ushqimit, WFP të OKB-së të largohen nga vendi për shkak të urisë së përhapur e cila është shkaktuar nga një luftë civile që shpërtheu në prill të vitit 2023.

WFP tha se drejtorët e operacionit të saj në Sudan u shpallën persona non grata dhe se u njoftuan se duhet të largohen brenda 72 orëve, pa shpjegime.

Vendimi vjen disa ditë pasi Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) pushtuan qytetin kyç të el-Fasher në Darfur nga ushtria pas një rrethimi 18-mujor, i cili përfshinte edhe një bllokadë ushqimore.

WFP tha se dëbimet erdhën në një kohë vendimtare, pasi nevojat humanitare në Sudan nuk kishin qenë kurrë më të mëdha pasi më shumë se 24 milionë njerëz që përballen me pasiguri ushqimore.

Edhe pse qeveria ushtarake nuk ka dhënë një arsye për dëbimet, ajo më parë ka akuzuar grupet e ndihmës për shkelje të ligjeve lokale dhe publikimin e raporteve mashtruese mbi kushtet e urisë. Qeveria tha se dëbimi nuk do të ndikojë në bashkëpunimin e vendit me WFP-në.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026