Ushtria e Sudanit humbet qytetin kyç të el-Fasher ndaj forcave paraushtarake RSF

28 Tetor 2025 | 09:03

Shefi ushtarak i Sudanit ka konfirmuar tërheqjen e ushtrisë nga bastioni i saj i fundit perëndimor, el-Fasher, pasi Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, RSF shpallën se kanë marrë kontrollin e qytetit.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan tha se kishte rënë dakord me udhëheqësit lokalë që të largoheshin dhe të shkonin në një vend të sigurt për të mbrojtur qytetarët e mbetur dhe pjesën tjetër të qytetit nga shkatërrimi.

OKB-ja ka ngritur alarmin lidhur me raportet për krimet e kryera nga RSF-ja në ditët e fundit dhe ka bërë thirrje për kalim të sigurt për civilët e bllokuar. RSF-ja ka mohuar akuzat se po vriste civilë. Rënia e el-Fasher mund të shënojë një pikë kthese të rëndësishme në luftën civile të Sudanit, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur gati 12 milionë njerëz që nga prilli i vitit 2023.

Pushtimi i qytetit i jep RSF-së kontrollin mbi të pesë kryeqytetet shtetërore në Darfur, duke konsoliduar administratën e saj paralele në Nyala, kryeqytetin e Darfurit të Jugut. El-Fasher ishte pikëmbështetja e fundit e ushtrisë në rajonin e gjerë perëndimor të Darfurit dhe që nga maji i vitit të kaluar kishte duruar një rrethim që po përkeqësohej, duke shkaktuar një mungesë të madhe ushqimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026