U kap me 9 kg lëndë narkotike dhe municion luftarak, arrestohet 27-vjeçari në Berat

28 Tetor 2025 | 08:58

Policia e Beratit këtë të martë ka arrestuar një shtetas 27-vjeç pasi posedonte lëndë narkotike, kokainë dhe Cannabis Sativa, një pjesë të ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Në kuadër të operacionit të koduar “Alfa”, pas një hetimi disa mujor, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas raportimeve nga policia, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026