Tirana kap të kërkuarin në Britani, pjesë e grupit që trafikonte drogë në Berat

27 Tetor 2025 | 13:32

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin në Mbretërinë e Bashkuar të një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari, Xhuliano Hoxha, 30 vjeç, kërkohej nga autoritetet shqiptare pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, e cila më 22 prill 2025 i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzat:

  1. “Kultivimi i bimëve narkotike”,
  2. “Grupi i strukturuar kriminal”,
  3. dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Sipas njoftimit të policisë, ky person është pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve dhe u godit gjatë megaoperacionit “Stuhia”, zhvilluar në nëntor të vitit 2022 në fshatin Drenovicë, Berat, ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestimi i 30-vjeçarit u realizua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit, ndërsa po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026