Takimi sekret në Athinë, Karamuço zbulon marrëveshjen për ekstradimet nga Dubai

14 Tetor 2025 | 22:16

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi për herë të parë në Euronews Albania, në “NOW me Erla Mëhillin”, detajet e një marrëveshjeje e cila ka mundësuar që shumë personazhe të krimit të ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë, edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë konsideruar si vend i sigurt për këta elementë.

Karamuço foli për një takim sekret në Athinë mes shefit të policisë së Dubait dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Sipas tij, presidenti i policisë – siç quhet atje – ka marrë përsipër që të sjellë në Shqipëri shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar që ndodhen në Dubai.

Karamuço tregoi edhe kushtin e vetëm që ka vendosur ai, ndërsa është shprehur se këtë gjë do ta bënte për Shqipërinë.

“Sa i përket ekstradimeve, SPAK-u i ka nxjerrë në kërkim ndërkombëtar dhe kaq. Mbase nuk më lejohet ta them, por është bërë një takim sekret kokë më kokë në Athinë mes drejtuesit të Interpolit, ai që është shefi i policisë në Dubai, presidenti dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Proda. Në atë takim është kërkuar si një nder dhe favor për Shqipërinë, që të gjithë personat që janë në kërkim nga SPAK dhe që jetojnë në Dubai, të kthehen mbrapsht. Ky president e ka marrë përsipër dhe ka thënë ‘do ta bëj për Shqipërinë’. Ka thënë ‘po por me një kusht; ‘Mos më thoni kë të sjell të parin e kë të sjell të fundit, do t’i sjell sipas një rendi që e di unë dhe policia ime’, dhe kështu ka filluar”, tha Karamuço.

Karamuço sqaroi se nuk bëhet fjalë për ekstradim në kuptimin klasik, sipas procedurave që njihen, por për një formë të re ekstradimi që mbështetet te kushtetuta e vitit 1956 e Interpolit, ku ndihma e ndërsjellë mes policive mbikqyret nga Interpoli dhe merr trajtën e një ekstradimi.

“Kjo është meritë e Policisë së Shtetit dhe Interpolit. SPAK-u ka meritën që i hetoi dhe i nxori në kërkim, por nga ‘leckat’, në thonjëza, në avion e në Shqipëri, është Interpoli me Policinë e Shtetit që e bënë këtë punë,” përfundoi Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026