“Pozitive…”, Dumani tregon sa shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Dubai këtë vit
Kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve mbi punën e institucionit për vitin 2024, foli edhe lidhur me ekstradimet nga Dubai.
Dumani e cilëson këtë çështje si një zhvillim pozitiv i vitit 2025, që ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm në bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Në vitin 2024 situata ishte problematike dhe ekstradimi i personave të kërkuar nga SPAK ishte thuajse i pamundur, gjatë këtij viti janë ekstraduar nga Dubai 8 shtetas shqiptarë. As vetë nuk e kishim imagjinuar këtë situatë pozitive me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe,” u shpreh Dumani.
Dumani vuri në dukje se statusi aktual i ndërlidhësve të sektorit të bashkëpunimit ndërkombëtar është i papërshtatshëm, pasi ata trajtohen si nëpunës civilë, ndërkohë që detyrat e tyre përfshijnë kryerjen e veprimeve procedurale. Ai kërkoi rishikimin e statusit të tyre për të përmirësuar efikasitetin në bashkëpunimin ndërkombëtar penal.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro