Policia rrugore intensifikon kontrollet, 77 gjoba në 24 orë në Tiranë
Policia rrugore në 24 orët e fundit ka vendosur 77 masa administrative në Tiranë. Policia bën me dije se ka intensifikuar kontrollet në pika të ndryshme të kryeqytetit për rritjen e sigurisë.
77 masat administrative janë marrë për shkelje të ndryshme. Shkeljet më të shumta kanë të bëjnë me përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit dhe parakalime të gabuara. Policia gjithashtu bën me dije se ka sekuestruar 130 monopatina.
“Policia Rrugore/ Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik potencial për aksidente rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të ndryshme si: kalim të menjëhershëm nga një karrexhatë në tjetrën; parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar; drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit; mosrespektim të vendkalimeve për këmbësorët.
Për këto shkelje, janë vendosur 77 masa administrative, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në pika të ndryshme të kryeqytetit, me fokus zonat me fluks të lartë qarkullimi.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në përdorimin e monopatinave elektrike, është dhënë prioritet kontrolleve për drejtuesit e këtyre mjeteve, me qëllim garantimin e lëvizjes së sigurt dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Përgjatë 24-orëve janë sekuestruar 130 monopatina/motomjete elektrike.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve