Të dënuar për kultivim droge, arrestohen në Vlorë dy persona të shpallur në kërkim
Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia e Vlorës. Të arrestuarit janë të moshës 38 dhe 45 vjeç. Ata janë identifikuar si Aldo Tushaj dhe Sefer Dukaj.
Tushaj është i dënuar me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Dukaj është i dënuar me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim po për të njëjtën vepër penale si Tushaj.
“DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, ndalohen 2 shtetas të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë; Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion