Thyente xhamat e makinave dhe i vidhte, arrestohet 37-vjeçari në Durrës
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës. 37-vjeçari mësohet se kryente vjedhje në makina në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit. I arrestuari qarkullonte me biçikletë dhe thyente xhamat e automjeteve.
Sipas policisë ai është identifikuar si autor i 5 vjedhjeve. Në automjete, autori merrte shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të pronarëve të mjeteve. Policia po vijon hetimet për zbardhje të vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 37-vjeçari.
“Durrës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Refleksi”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë. Qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura, identifikohet dhe vihet në pranga autori.
37-vjeçari nga Tirana, autori i 5 vjedhjeve me thyerje, dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, ku vijon puna për zbardhjen e tyre. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga administrimi i pamjeve filmike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Refleksi”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.
Ky shtetas ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit në Kapshticë (EMRI)
- Fshati Lin shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën