Raundi i dytë i zgjedhjeve në 18 komuna në Kosovë, KQZ certifikon listën e votuesve

25 Tetor 2025 | 14:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar listën e votuesve e për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili do të zhvillohet në 18 komuna në Kosovë. Komunat ku do të ketë balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Raundi i dytë është caktuar të mbahet më 9 nëntor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë raund do të shtypen 1.158.015 fletëvotime – rreth 16 % më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund.

“Ky numër përfshin fletëvotimet për: vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, personat me nevoja të veçanta, fletëvotimet rezervë dhe votimin me postë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, pas mbledhjes së mbajtur.

Për zgjedhjet e raundit të parë, të zhvilluara më 12 tetor, KQZ-ja kishte certifikuar listën me mbi dy milionë persona të drejtë vote, prej të cilëve 43.993 ishin votues nga jashtë Kosovës. Megjithatë, në 20 komuna, kyetarët e rinj dhe përbërja e re në asamble komunale u zgjodh qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.

 

Në rundin e dytë, në këto komuna, numri i votuesve është rritur pasi që janë 1.690 qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç që nga rundi i parë, në krahasim me 1.147 që kanë vdekur që prej atëherë.

Në ditën e zgjedhjeve, në rundin e parë, votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit. Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.

Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026