Ushtria shqiptare i bashkohet stërvitjes “Anadolu 21”, Kosova merr pjesë si vëzhguese

4 Korrik 2021 | 16:21

Shqipëria i është bashkuar stërvitjes ushtarake “Anadolu 21” e cila ka nisur më 28 qershor. Në këtë stërvitje marrin pjesë shtete si Turqia, Azerbaxhani, Katari, Kazakistani, Pakistani dhe Uzbekistani.

Në këtë stërvitje marrin pjesë si vëzhgues edhe Kosova me Mongolinë. Organizator i kësaj stërviste janë Forcat Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë.

Ajo zhvillohet në Ankara dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes turke, qëllimi është zhvillimi i miqësisë, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku.

Kjo stërvitje vjen pas asaj të “Defender 21” e organizuar nga NATO dy muajt e fundit që u zhvillua në pjesën më të madhe në territorin shqiptar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026