Vajzat e Kosovës e nisin me sukses turneun e xhudos, Distria Krasniqi fiton medalje të artë
Sportistet kosovare arrijnë të korrin sukses në eventin botëror të radhës në xhudo duke fituar tre medalje.
Xhudisjta 25-vjeçare Distria Krasniqi arriti të fitojë medalje të artë në eventin Masters që po mbahet në Doha të Katarit.
Në kategorinë nën 48 kilogramëve, Krasniqi fitoi për 90 sekonda përballë japonezes Tonaki Funa. Kjo ishte hera e tretë që ajo merr medalje të artë në turnetë Masters.
“Stërvitem fort çdo ditë dhe kam trajnerin dhe skuadrën më të mirë. Mbështesim njëri-tjetrin shumë,” – tha Krasniqi për Euronews.
“Jam shumë krenare për veten time sepse në çdo kompeticion që kam shkuar dy vitet e fundit jam kthyer me nga një medalje,” – shtoi më tej kampionia nga Kosova.
Për përfaqësuesen e Kosovës kjo ishte medalja e tretë në këtë event. Paralelisht, kampionia Majlinda Kelmendi mori medalje të bronztë pasi mposhti belgen Charline Van Snick. Ajo më parë në gjysmëfinale qe mundur nga francezja Amandine Buchard në kategorinë nën 52 kilogramë.
Po kështu edhe Nora Gjakova mori medalje të bronztë duke mposhtur portugezen Telma Monteiro në kategorinë nën 57 kilogramë. Në gjysmëfinale ajo humbi me Tsukasa Yoshidan.
Sporti i xhudos është një nga më të suksesshmit për Kosovën në rang ndërkombëtar ku përveç Distria Krasniqit, Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer duke shkruar dhe historinë si sportistja e parë që fiton medalje ari në Lojëra Olimpike, arritje që e shënoi në vitin 2016.
Ndër vite ajo ka qenë disa herë kampione Evrope dhe bote në kategorinë e saj.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta