Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED shqyrton kandidatët e tjerë më 5 tetor

29 Shtator 2020 | 15:51

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi të martën se më 5 tetor, ora 13:00 do të zhvillojë mbledhjen e radhës ku do të shqyrtojë gjetjet e verifikimeve të kandidatëve për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë vend vakant janë në garë Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Sonila Bejtja, Shaqir Hasanaj, Zhaklina Peto dhe Altin Binaj.

Binaj ishte ndër të vetmit që u lejuar të vazhdojë garën për në Kushtetuese në mbledhjen e datës 16 shtator, ku KED shqyrtoi kandidaturën e tij dhe të Artan Spahiut e Dedë Kasnecit, ndërkohë që më herët Gentian Mete u tërhoq nga gara. 

“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thuhej në vendimin e datës 16 shtator.

Gjykata Kushtetuese vijon prej një viti të jetë me 4 anëtarë, numër i cili nuk plotëson kuorumin për vendimmarrje.

 

Lexoni gjithashtu:

Vakanca në Kushtetuese, KED do të mblidhet më 16 shtator për kandidatët e gjykatës

Çfarë duhet për negociatat? Gazetari i Ervin Koçi i Euronews Albania shpjegon në Ilva Now

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026