Vakancat në ‘Kushtetuese’, Dardan Mustafaj: Procesi do jetë në ngërç për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë

24 Dhjetor 2020 | 11:31

Dardan Mustafaj, ish-këshilltar i Gjykatës Kushtetuese u shpreh në Euronews Albania se ende nuk dihet se cilave çështje do u japë prioritet Gjykata Kushtetuese. Ai theksoi se ende nuk ka pasur një seleksionim paraprak për çështjet që do të gjykohen nga kjo gjykatë.

 “Gjykata Kushtetuese nuk ka komunikuar rreth situatës nëse ato kanë kaluar në fazën e seleksionimit paraprak, ka çështje që lidhjen me presidentin, ka çështje që lidhen me ligjet, me pronat. Ne duhet të presim të shohim se cili do të jetë qëndrimi, se cilat çështje do u japë prioritet Gjykata Kushtetuese, a do të vendosë që të japë prioritet çështjes të një natyre politike, çështje zgjedhjesh, apo çështje konflikte ndërinstitucionale mes presidentit, apo individëve që kanë probleme me cenimin e të drejtave dhe lirive themelore”, u shpreh ai.

Sa i përket çështjes së plotësimit të 3 vakancave të tjera në Gjykatën Kushtetuese, ai theksoi se ky proces do të vonojë pasi nuk është funksionale Gjykata e Lartë, e cila bën përzgjedhjen e kandidatëve.

“Përzgjedhja është e përcaktuar qartë në Kushtetutë, pra do të ketë një vlerësim nga KED dhe më pas institucionet përkatëse do të zgjedhin mes tyre, parlamenti më shumicë të cilësuar, presidenti nga 3 emrat dhe Gjykata e Lartë që nuk është funksionale. Do të votohen nga mbledhja e gjyqtarëve të  Gjykatës së Lartë. Ky aspekt ngelet në ngërç për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë. Pritet që anëtari i shtatë që i takon presidentit do të emërohet së shpejti. Duhet të shohim vijimin”, tha ai.  

Zoti Mustafaj theksoi më tej se mund të ketë edhe një presion nga ndërkombëtarët që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale. 

“Ka një farë trysnie, presioni dhe nga ndërkombëtarët, mbase e kanë e vetë si ndërgjegje institucionet që ta venë në funksion Gjykatën Kushtetuese”, tha ai. 

Lexoni gjithashtu:

Mustafaj shpjegon se si funksionon Gjykata Kushtetuese, formimi i saj një hap pozitiv

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026