Vakancat për gjyqtarë “specialë”, KLGJ: Numër shumë i ulët kandidatësh, mungojnë 18 gjyqtarë
Emërimi i 4 gjyqtarëve të posaçëm në Gjykatën e Lartë ka boshatisur gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Situata edhe më herët ka qenë e rënduar për shkak të shkarkimeve nga Vetingu dhe largimeve me dorëheqje.
Fakti pranohet zyrtarisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, institucion i cili thotë për Euronews Albania se ka ndërmarrë të gjitha hapat për të siguruar funksionalitetin e plotë të tyre.
Nga 27 gjyqtarë që duhet të kenë në total gjykatat që gjykojnë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar, aktualisht ushtrojnë detyrën vetëm 9 gjyqtarë, 5 në shkallën e parë dhe 4 në apel.
KLGJ thotë për EuroneWs Albania se brenda prillit apeli I posaçëm pritet të shtohet më 2 gjyqtarë ndërsa në shkallën e parë me 1 gjyqtar pasi një kandidat ende nuk ka kaluar Vetingun ndonëse është kërkuar trajtimi më përparësi.
Për çështjet në tejkalim të afateve ligjore KLGJ ka deleguar gjyqtarë nga rrethet për të shmangur kolapsin ndërsa për vendet vakante interesi është thuajse 0.
Ndonëse statusi si gjyqtar i posaçëm renditet në majën e hierarkisë së sistemit të drejtësisë, e reflektuar edhe në pagë, mesa duket gjyqtarët i druhen të marrin në dorë dhe të japin vendime për dosjet e hetuara nga SPAK.
Po ashtu si prokurorët e posaçëm , gjyqtarët e GJKKO-së duhet të japin pëlqimin që t’u përgjohen komunikimet elektronike të tyre dhe të familjarëve dhe po ashtu të kontrollohen llogaritë bankare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta