Vaksina anti-covid në Kosovë, Hoti: Presim të marrim për 20% të popullsisë
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook dedikuar situatës së COVID-19 se masat e marra nga qeveria, kanë ndikuar për uljen me 15 për qind të numrit të rasteve pozitive.
Por, deri sa të mundësohet vaksinimi i gjysmës së popullsisë, duhet të respektohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë për mbajtjen e maskës, respektim të distancës e mbajtje të higjienës.
Sa i perket vaksinës anti-covid Hoti thekson se si pjesë e koalicionit COVAX presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to.
Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje.
Lexoni gjithashtu:
12 vdekje dhe mbi 450 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta