Vaksina anti-covid në Serbi, Driton Salihu: Kanë mbërritur rreth 4800 doza, procesi nis në ditët në vijim

22 Dhjetor 2020 | 11:44

Një angazhim dhe premtim ambizioz i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është edhe vaksinimi me vaksinën anti-COVID.

Driton Salihu, drejtor në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë u shpreh në Euronews Albania se tashmë në Serbi kanë mbërritur rreth 4800 doza që do të përdoren për të moshuarit.

“Sot kanë arritur dozat e para, rreth 4800 dozat e para të vaksinës anti-COVID në Serbi. Sipas Vuçiç këto do të përdoren për personat mbi moshën 75 vjeç”, u shpreh ai.

“Serbia tani për tani ka dhënë vetëm për Pfizer për t’u përdorur në Serbi, ndërsa ajo ruse Sputnik V, janë duke u bërë testimet që i bën vetë Agjencia për Barnat dhe pajisjet Mjekësore. Ndërsa për ‘Moderna-n” dhe atë kineze ende nuk ka informacion të saktë se kur mund të vijë në Serbi apo të përdoret”, tha ai më tej.

Sipas z. Salihu në ditët në vijim do të nisë edhe procesi i vaksinimit në Serbi.

Lexoni gjithashtu:

‘Vaksina anti-COVID në Serbi brenda 2-3 ditësh’, Vuçiç: BE nuk mund ta ndalojë, presim edhe vaksinën kineze

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026