BE ka aprovuar vaksinat anti-Covid për foshnjat si pasojë e frikës së valës së dimrit, duke ndezur shqetësime dhe debate të shumta nga ekspertë dhe prindër.
Në lidhje me këtë, mjeku Albert Troci në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se vaksina mund të këshillohet vetëm për ato foshnje që kanë sëmundje të rëndësishme.
Më tej ai u shpreh se janë mjekët ata që do e përcaktojnë nëse foshnja ka nevojë të vaksinohet ose jo.
“Besohet se mund të kemi një rritje të personave që do të rezultojnë pozitivë por nuk besoj se do kemi ato probleme që kemi pasur ato probleme me vitin e kaluar.
Vaksina nuk është e përditësuar, e dyta është një vaksinë e vjetër. Vaksina mund të këshillohet për ata foshnja që kanë sëmundje të rëndësishme dhe që mund të jenë më të brishta ose për ato fëmijë që jetojnë me persona që kanë sëmundje tumorale ose sëmundje tjera që do të goditeshin fortë.
Vaksina te foshnjat mbi 6 muajsh është e sigurt që jep një mbrojtje mbi 90%, madje të dhënat janë se ka një mbrojtje më të lartë se sa personat që janë mbi 12-vjeç.
Jemi ne mjekët që vendosim nëse vaksina është e nevojshme apo jo”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE ndez debate, miraton vaksinimin kundër COVID për foshnjat nën 6 muajsh
- Kufizime gjatë festave në Itali, ministri i Shëndetësisë: Vaksina anti covid-19 do të jetë falas