COVID-19, Varhelyi: Po punojmë për t’i garantuar Ballkanit Perëndimor vaksinën

15 Janar 2021 | 19:04

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Bashkimi Evropian po punon në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësi të sigurojnë vaksinën kundër COVID-19. Por, ia thekson se vetë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë mes tyre për të arritur këtë qëllim.

“COVID-19: Vaksinat po shpëtojnë jetë. Vazhdojmë të jemi në krah të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë dhe po punojmë për sigurimin e vaksinave për të gjithë rajonin sa më shpejt të jetë e mundur. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është prioriteti ynë. Të gjithë partnerët në rajon – përfshi këtu Beogradi dhe Prishtina – duhet të bashkëpunojnë për të sjellë vaksinën”, shprehet komisioneri Varhelyi.

Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë.

COVAX, që ka si qëllim të bashkojë kapacitetet financuese dhe prodhuese për të siguruar një sasi sa më të madhe vaksinash për t’i shpërndarë ato mes vendeve anëtare të aleancës, ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, përfshi Moderna dhe AstraZeneca, që tashmë kanë prodhuar një vaksinë.

COVAX pritet që në shkurt të nisë furnizimin me vaksinë të 92 vendeve anëtare të saj dhe shpreson që deri në qershor të ketë mbuluar deri në 3% të popullsive të tyre.

Të paktën 49 vende kanë nisur vaksinimin pasi kanë arritur të që sigurojnë dozat e para direkt nga kompanitë farmaceutike kurse vendet e varfra sidomos ato të Afrikës janë të varura plotësisht nga COVAX.

harta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026