Vaksina e “Moderna”, shkencëtaret Zalli shpjegojnë se si vepron në trupin e njeriut

17 Nëntor 2020 | 21:33

Shtetet evropiane janë duke përjetuar një valë të dytë të pandemisë por shpresat shtohen se shumë shpejt çdo gjë do të përfundojë dhe kjo falë vaksinave të cilat çdo ditë raportohen se po rezultojnë më efektive.

Në kushte të tilla Komisioni Evropian do të autorizojë një marrëveshje me firmën gjermane bioteknike “CureVac” për të siguruar deri në 405 milionë doza të vaksinës së saj të mundshme COVID-19.

Marrëveshja me “” ndjek marrëveshjet e furnizimit që Komisioni ka arritur edhe me kompanitë “AstraZeneca”, “Johnson & Johnson”, “Sanofi” dhe “Pfizer” për furnizimin e vaksinave të tyre të mundshme. Presidentja e Komisionit gjithashtu tha se ajo shpresonte të përfundonte një marrëveshje edhe me kompaninë “Moderna”, e cila një ditë më parë bëri me dije se vaksina e saj ishte 95% efektive.

Detina Zalli nga Universiteti i Oksfordit duke folur për Euronews Albania thotë se, vaksina e “Moderna” është një vaksinë molekulare që përmban instruksione për qelizat.

“Kjo vaksinë përdor një pjesë të virusit të gjallë. Kodi gjenetik i ARN injektohet në qelizat e njeriut dhe në bazë të kodit u jep sinjal proteinave të prodhojnë proteinat spajk. Vaksina mund të jetë shumë e dobishme për sistemin imunitar dhe e përgatit që të prodhojë anti trupa në rast infektimi”, deklaroi ajo.

Argita Zalli nga Imperial College London tregon se, rezultatet e deritanishme janë shumë shpresëdhënëse,

“Vaksina nuk integrohet në kodin gjenetik të qelizave tonë dhe ARN degradohet sapo qelizat të prodhojnë proteinën spajk. Rezultatet e hershme kanë treguar se këto vaksina gjenerojnë një përgjigje shumë të mirë imune dhe ka pak efekte anësore”, tha ajo.

Detina Zalli tha gjithashtu se kompania pritet të prodhojë 1 miliard doza për të shpërndarë në të gjithë botën duke nisur nga viti i ardhshëm, ndërsa shtoi se në Britaninë e Madhe shprehet të shpërndahen vaksina për 2.5 milionë njerëz duke filluar nga pranvera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026