Vaksina anti-Covid në Korçë, Xhaçka: Faqe e re për turizmin pa kufizime dhe ringritjen e ekonomisë
Pas mbërritjes së dozave të para të vaksinave kineze, ka nisur dhe shpërndarja e tyre në disa prej qyteteve. Mbrëmjen e së shtunës kanë arritur dozat e para në Shkodër dhe në Korçë, ku pritet që të rritet në ditët e ardhshme numri i vaksinimeve.
Ministrja e jashtme Olta Xhaçka në një lidhje ‘live’ me Euronews Albania nga Kolonja e Korçës e cilësoi nisjen e vaksinimit masiv një arritje shumë të rëndësishme për vendin, që sipas saj u arrit në sajë të kontributit shumë të madh të kryeministrit dhe një pune të shkëlqyer me partnerët.
Teksa nënvijëzoi faktin se në këtë pikë Shqipëria qëndron edhe para vendeve shumë më të zhvilluara ekonomikisht, znj, Xhaçka tha se ky moment shënon një faqe të re për turizmin pa kufizime dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Me 100 vaksinime në ditë në Kolonjë dhe 400 në Korçë, deri në fund të muajit synohen 500 mijë vaksinime në gjithë vendin dhe imunizim i popullatës deri para pranverës së ardhshme. Kjo shënon një faqe të re për turizmin pa kufizime dhe ringritjen e ekonomisë”, tha znj. Xhaçka.
Ndërkohë, korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga raportoi se në këtë qytet ka nisur shpërndarja e vaksinës kineze, dhe objektivi është të realizohen 1 mijë vaksinime në ditë.
Ai shpjegoi se vaksinimi i grupmoshave mbi 85 vjeç do të kryhet në qendrat shëndetësore të qytetit ndërsa vaksinimi i pjesës tjetër të popullsisë do të kryhet në pallatin e sportit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta