”Vaksina, motori i ekonomisë”, BB: Ekonomia globale rritet 4%, Shqipëria e avantazhuar në rajon

14 Janar 2021 | 14:50

Banka Botërore vendos vaksinën si kryefjalën e vitit 2021 në funksion të rritjes ekonomike.

Në raportin e perspektivës globale, Shqipëria avantazhohet në rajon për dy aspekte siç janë  turizmi dhe reformat e shpejta që duhet të kryejë për hyrjen në Bashkimin Europian.

Ekonomia botërore pritet të rritet me 4% në vitin 2021 dhe Banka Botërore i jep avantazhin e madh vaksinës, për rindezjen e motorëve ekonomikë në të gjitha vendet që kaluan në recesion.

Raporti i perspektivës globale vlerëson se me vënien në kontroll të pandemisë, shtetet do të heqin masat kufizuese, çka do të rikthejë edhe besimin e biznesit dhe konsumatorit.

Në kapitullin për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore parashikon që Shqipëria dhe Mali i Zi të kenë rritjen më madhe në rajon, përkatësisht 5.1 dhe 6.1%.

“Rritja në Ballkanin Perëndimor pritet të jetë 3.5 % në 2021. Vendet e varura nga turizmi, si Shqipëria dhe Mali i Zi, pritet të kenë një rikuperim më të lartë se shtetet e rajonit.,” – thuhej në raportin e Bankës Botërore.

Përpos vaksinës dhe rikthimit të stabilitetit politik, për Shqipërinë, në raport thuhet se rritja do të nxitet edhe nga reformat që Bashkimi Europian ka lënë si detyrë për integrimin.

[
cite_header=Rritja afatmesme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të përshpejtohen nga reformat strukturore për të hyrë në Bashkimin Europian. Rajoni pret të përfitojë edhe një paketë investimesh nga BE
cite_author=Raport
cite_description=Banka Botërore
]

Për vitin që lamë pas, kur vendi hyri në recesion dhe për shkak të pandemisë mijëra aktivitete dhe vende pune u mbyllën, Banka Botërore vlerëson se tkurrja ekonomike mbërrin në -6.1 për qind, shifër kjo e njëjtë me atë që ka raportuar edhe qeveria shqiptare.

 

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri

2019       2.2

2020       -6.1

2021       5.1

Burimi: Banka Botërore

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026