Vaksinat anti-COVID në Kosovë, zëdhënësi i Ministrisë: Brenda pak ditësh bëjmë të ditur për publikun sa kushtuan

6 Janar 2021 | 11:57

Kosova ka mundur të sigurojë 535 doza të vaksinës së Pfizer. Dozat e para pritet të vijnë në muajin shkurt, ku prioritet për vaksinim do të kenë punonjësit e shërbimit shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe grupet e riskut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti tha për Euronews Albania se brenda pak ditësh nga ana e qeverisë do të bëhet e ditur për publikun edhe shifra që ka paguar shteti i Kosovës për të blerë vaksinën e Pfizer.

Z. Hoti tregoi se disa muaj përpara se të siguronte vaksinën, Kosova është angazhuar për të krijuar kushtet për ruajtjen e saj, nisur nga fakti se kjo vaksinë kërkon kushte shumë specifike për t’u ruajtur.

“Transporti është sfidë për të gjitha vendet ndaj kemi angazhuar që para disa muajsh një ekspert përmes UNICEF që të rrisë kapacitetin për ruajtjen e vaksinave. Krahas proceduarve të tjera është punuar edhe me ngritjen e kapacitetit të zinxhirit të ftohjes”, tha ai.

I pyetur lidhur me numrin e vaksinave që shteti shqiptar do të dhurojë për Kosovën, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë tha se nuk ka informacion të saktë për numrin e tyre, por shtoi se ky është një akt i mirëpritur në Kosovës dhe se edhe Kosova do të kishte bërë të njëjtën gjë për Shqipërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026