Vaksinimi i farmacistëve, Diana Toma: Proces i vonuar, sot do të injektohen 50 persona
7 Prill 2021 |
12:26
Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma tregoi në Euronews Albania se në qendrat e vaksinimit të Tiranë janë dërguar 100 emra të farmacistëve për t’u vaksinuar dhe sot do të injektohen vetëm 50 prej tyre.
“Ky proces është i vonuar për këto kategori të bluzave të bardha. Kjo kategori nuk duhet të ishte ndarë nga kategoria e personelit shëndetësor”, u shpreh zonja Toma.
Ajo sqaroi më tej se në Korçë dhe Gjirokastër ka përfunduar procesi i parë i vaksinimit të farmacistëve, ndërsa në rajonet e tjera ka filluar, por nuk ka përfunduar.
Sipas zonjës Toma mbi 60% e farmacistëve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe është një sektor i riskuar.
Lexoni gjithashtu:
Nis sot vaksinimi i farmacistëve në Tiranë, duhet të plotësojnë një formular
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta