Vaksinimi i fasonëve, Manastirliu: Prioritet më të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese

23 Prill 2021 | 16:16

Një grup punonjësish nga fasoneri të ndryshme të Tiranës kanë nisur vaksinimin. Sipas Ministres së Shëndetësisë.,në vaksinimin e fasonëve prioritet si fillim kanë më të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Sot kemi filluar në fasoneri, por me listat në vijim, do të fillojmë edhe në qendrat tona të vaksinimit të përqendruar, për të mos ndërprerë procesin e punës por ndërkohë për të siguruar mbrojtje për të gjithë punonjësit”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Si fillim ky proces ka nisur për punonjësit e fabrikave me material porositësi, ku janë rreth 60.000  të punësuar.

Në ditët në vijim sipas ministrisë, vaksinimi do të nisë edhe në qytete të tjera.

Në total deri më tani janë kryer rreth 383 mijë doza vaksine anti COVID-19, prej të cilave mbi 296 mijë doza për personat mbi 60 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka përfunduar vaksinimi për bluzat e bardha, arsimtarët, uniformat blu dhe punonjësit e medias.

Ndërkohë, vijon vaksinimi për qytetarët +60 vjeç, si dhe punonjësit e shërbimeve hoteliere.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026