Vaksinimi i shqiptarëve që jetojnë në Greqi, Zyka: Po punojmë që të përfitojnë edhe ata pa dokumente

29 Dhjetor 2020 | 15:31

Minoriteti grek që jeton në Shqipëri do të vaksinohet në Greqi. Të gjithë ata që përfitojnë nga sigurimet shëndetësore greke do të kenë mundësi të marrin vaksinën anti-COVID njëlloj si shtetasit grekë.

Nëpërmjet një portali, ata do të aplikojnë online, ku do të fusin të dhënat e tyre, si mosha dhe vendbanimi dhe pastaj do t’u kthehet përgjigja se kur do t’u caktohet orari dhe spitali grek, ku do të marrin vaksinën. Mendohet që procesi të fillojë në muajin mars.

Kreu i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, dr. Luan Zyka tha për Euronews Albania se të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe që janë banorë të ligjshëm të këtij shteti do të marrin falas vaksinën anti-COVID ashtu si të gjithë shtetasit evropianë, ndërsa shtoi se nga ana e komunitetit që ai drejton po bëhen të gjitha përpjekjet që vaksinën ta bëjnë edhe shqiptarët që ende nuk kanë dokumente apo leje qëndrimi të ligjshme në Greqi.

“Ne po bëjmë përpjekje që në procesin e vaksinimit të përfshihen edhe shqiptarët që kanë probleme me letrat, sepse COVID-19 është armik i gjithë njerëzimit. Në Greqi ka nisur vaksinimi, me krerët e shtetit, pastaj vazhdon personeli mjekësor, pastaj personat mbi 65 vjeç, personat me probleme shëndetësore kurse pjesa tjetër e popullsisë mendohet të fillojë nga marsi.

Qeveria greke ka hapur një portal ku të gjithë duhet të hedhin të dhënat personale dhe ku do të përcaktohet më tej data dhe vendi ku do të kryhet vaksinimi për secilin”, sqaroi z. Zyka.

Ai tha se shteti grek është shumë e organizuar në fushatën e vaksinimit, teksa janë përcaktuar të gjitha spitalet ku do të kryhet vaksinimi në të gjitha qytetet kryesore të Greqisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026