Vaksinimi mbi 18 vjeç, qytetarët: Duam të bëjmë Pfizer, por na ofrohet vaksina kineze Sinovac

29 Qershor 2021 | 17:07

Ndryshe nga çdo ditë tjetër, në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” mbizotëruan moshat e reja. Të gjithë personat mbi 18 vjeç, pas konfirmimit të marrë në e-Albania, kanë mundësi të vaksinohen këtë të martë dhe mërkurë.

“Shumë mirë m’u duk se më duhet të udhëtoj jashtë. Në e-Albania u lajmërova dhe ishte procedurë shumë e thjeshtë. Nuk jam e informuar se cilën vaksinë do marr, por dua të bëj Pfizer”, u shpreh një 19-vjeçare që ka marrë lajmërimin për të bërë vaksinën.

Në qendrën e vaksinimit në Sheshin Skënderbej, për dozat e para po jepet vaksina kineze Sinovac, por një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar të bëjnë vaksinën Pfizer.

“Jam 50 vjeçar, në fakt doja të bëj Pfizer për shkak se vaksina kineze nuk njihet nëse dua të dal jashtë, po këta thanë që nuk ka Pfzier, ka vetëm kineze dhe Sinovac”, tha një 59-vjeçar.

Specialistja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, Iria Preza, informon se qytetarët nuk mund t’i zgjedhin vaksinat. Vaksina Pfizer merret vetëm me rekomandim të mjekut të familjes.

“Të gjitha vaksinat që ofrohen janë për personat mbi 18 vjeç. Personave që kanë aplikuar do u ofrohet vaksina që është gjendje në qendrat shëndetësore. Në qoftë se personi ka sëmundje specifike duhet të ketë dhe konsultën e mjekut”, u shpreh znj. Preza.

Në varësi të kërkesave, por edhe situatës me COVID-19 mund të ketë sërish ditë të hapura të vaksinimit për popullsinë plus 18 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026