Vaksinimi në ”Air Albania”, Tritan Shehu: Lojë propagandistike, dozat e para s’mbulojnë as çerekun e bluzave të bardha

4 Janar 2021 | 13:21

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në Euronews Albania e quajti një lojë propagandistike përshtatjen e stadiumit “Air Albania” në një qendër vaksinimi anti-COVID.

“Një tjetër show i panevojshëm që duhet t’ua kursejmë shqiptarëve. Ndërkohë që duhet të punonin për të siguruar në mënyrë të plotë vaksinat në kohën e duhur dhe sasinë e duhur dhe të shpërndaheshin në të gjithë territorin e vendit”, u shpreh ai.

“Sot bëhet një lojë propagandistike. Pse duhet të vaksinohen në stadium njerëzit? Në të gjithë Evropën njerëzit vaksinohen në qendrat shëndetësore, atje rregullohen edhe ambientet. Fakti që kërkon ta bëjë një stadium, për mua është një absurditet që shton shpenzimet. Në këto kushte e shoh në skepticizëm të gjithë këtë”, tha ai më tej.

Zoti Shehu nënvizoi se me vaksinat që priten të vijnë në Shqipëri, nuk mund të vaksinohet as çereku i personelit shëndetësor.

“Kryeministri na thotë që në janar do të vijnë 10 mijë doza vaksinash. Mund të përdoren vetëm për 5 mijë. Në këtë mënyrë nuk mund mbulosh as çerekun e personelit shëndetësor, jo më të personave në risk”, u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë.

Sipas tij “duhet të ishte bërë publike prej kohësh kontrata me Pfizer” dhe se në total duhet të vaksinohen 2 milionë e 400 mijë shqiptarë.

“Shqipëria ka 2 milionë e 800 mijë banorë. Sipas kalkulimeve nga 2 milionë e 800 mijë banorë, duhet të vaksinohen rreth 2 milionë 400 mijë”, theksoi zoti Shehu. 

Lexoni gjithashtu:

Vaksinimi në ”Air Albania”, ekipet e vaksinimit do të vendosen në impiantin e kryeqytetit

Fondi 70 mln euro për vaksinën anti-COVID, Pisonero: Grantet janë në dispozicion të Ballkanit Perëndimor

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026