Vaksinimi në Ballkan, mijëra qytetarë të rajonit dynden në Beograd pas thirrjes për vaksinim falas

29 Mars 2021 | 08:12

Mijëra qytetarë nga rajoni u dyndën në Beograd pasi autoritetet Serbe gjatë fundjavës ofruan vaksina falas për të huajt. Radhët e gjata të boshnjakëve, malazezëve, maqedonasve, shpesh familje të tëra, u formuan përpara qendrës kryesore të vaksinimit në kryeqytetin serb.

Kritikët e Presidentit populist serb Aleksandar Vuçiç thonë se, ai po përpiqet të përhapë ndikimin e tij mbi rajonin dhe të lustrojë imazhin ultranacionalist që kishte gjatë shpërbërjes se Jugosllavisë në vitet 1990.

Të tjerë thonë se dozat e AstraZeneca që po administrohen për të huajt janë afër datës së skadimit dhe duhet të përdoren sa më shpejt të jetë e mundur, një pretendim që nuk mund të verifikohet zyrtarisht.

“Në Maqedoni të Veriut nuk kemi vaksina. Erdha këtu të vaksinohem. I jemi mirënjohës sepse mund të injektohemi më shpejt sesa në Maqedoni”, thotë një shtetas nga RMV.

Maqedonia e Veriut të dielën mori grupin e parë të vaksinave AstraZeneca përmes iniciativës COVAX. Një dërgesë prej 24.000 dozash u ul në aeroportin kryesor të vendit pranë kryeqytetit Shkup.

“Natyrisht, pritjet tona në lidhje me kohën e dorëzimit nuk janë përmbushur pasi kjo dërgesë ka mbërritur pas disa javësh vonesë, por duke pasur parasysh kërkesën globale për vaksina nga e gjithë bota, duke pasur parasysh se të gjitha vendet e botës janë përballur me këtë problem, mendoj se është mirë që (COVAX) të funksionojë ashtu siç ishte parashikuar”, tha Venko Filipce, ministri i Shëndetësisë në RMV.

Një avion nga Ankara u ul në aeroportin e Sarajevës, në të cilin u dorëzua nga Turqia një donacion prej 30.000 vaksinash, prodhuar nga Sinovac.

Edhe në vendin tonë nisi vaksinimi masiv me dozat e vaksinës kineze ‘Sinovac’ .Qindra qytetarë  të moshës 70 vjeç e lart u mblodhën në sheshin kryesor ‘Skënderbej’ për të marrë dozën e parë. Ne vend deri tani janë ka inokuluar 65.000 personel mjekësor, njerëz të moshës 80 vjeç e lart, dhe mësues.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026