Vaksinimi në Kosovë, Haxhiu: Kam siguruar 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer-Biontech

19 Prill 2021 | 10:12

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Bekim Haxhiu tregoi në Euronews Albania se në takimin që zhvilloi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia foli për sigurimin e vaksinave Pfizer-Biontech.

“Ishte një takim pasi Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë një kontratë për vaksinat. Ajo çka deri më sot kemi marrë janë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të marra përmes mekanizmit COVAX, pra një donacion për republikën e Kosovës”, u shpreh zoti Haxhiu.

“Qeveria e Kosovës, as kjo e tanishmja, as ajo e kaluara nuk kanë arritur të sigurojnë një kontratë për vaksinat”, u shpreh ai më tej.

Zoti Haxhiu tregoi edhe sesi mundi të lidhte një kontakt me kompaninë Pfizer-Biontech përmes mjekëve dhe biznesmenëve shqiptarë nëpër botë.

Ai u shpreh se ka krijuar një urë lidhëse për të siguruar 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

“Kam kontaktuar shoqatat e mjekëve shqiptarë ne Europë dhe diasporë dhe njerëz më ndikim, biznesmenë të suksesshëm dhe përmes tyre kemi arritur që të sigurojmë mundësi për të siguruar 500 mijë deri në 3 milionë doza të vaksinash Pfizer. Këto kontakte ia kam ofruar edhe ministrisë së Shëndetësisë që të vazhdojë më tutje për kontratën përfundimtare”, tha ai.

Sipas tij, brenda 3 ditësh ministra duhet të kontaktojë më kompaninë që të vijojë me bisedimet dhe për realizimin e një kontrate.

Lexoni gjithashtu:

Njëmbëdhjetë të vdekur dhe 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026