Hoti: Siguruam 535 mijë doza nga ‘Pfizer’, 20 mijë qytetarë do të vaksinohen brenda ditës
Dozat e para të vaksinave në Kosovë pritet të vijnë në muajin shkurt, ku prioritet për vaksinim do të kenë punonjësit e shërbimit shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe grupet e riskut. Këtë e bëri të ditur kryeministri në Detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një prononcimi për mediat të mbajtur bashkë me
Hoti tha se është lajm i mirë rënia e numrit të të infektuarve me Covid-19. Teksa bëri të ditur se do të vazhdojnë të mbajnë në fuqi masat e ndërmarra më parë, deri në hapjen graduale gjatë javëve në vijim. Kreu i ekzekutivit ka prezantuar me këtë rast strategjinë e imunizimit kundër COVID-19, ndërsa shtoi se është bërë një punë e madhe për të përgatitur këtë strategji, e cila do të kalojë shpejt në komitet dhe pastaj do të shkojë edhe në qeveri.
Kapaciteti ditor është që të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës dhe kjo na jep komoditet që të vaksinojmë pjesë të konsiderueshme të qytetarëve brenda kohës. Nga Pfizer janë 535 mijë vaksina, me Austrinë për 600 mijë vaksina, 720 mijë vaksina nga Covax. Presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt”, u shpreh Hoti.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh se pa mbështetjen e kryeministrit Hoti nuk do të mund të konkretizohej në këtë mënyrë çështja e vaksinave. Ai bëri të ditur se nga Covax do të marrin vaksina falas rreth 360 mijë qytetarë.
“Dje kemi marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për 500 mijë vaksina, të cilat në Kosovë do të arrijnë në muajin shkurt”, tha ai teksa shtoi se përkundër skeptikëve, kanë arritur të sigurojnë edhe vaksinat për gripin sezonal.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta