Vaksinimi në Serbi, Beogradi siguron më shumë doza nga Pfizer, nis injektimi edhe me Sputnik V
Serbia ishte shteti i parë në Evropë që pak ditë më parë nisi procesin e vaksinimit me vaksinën e Pfizer, dhe Ana Branbic u bë kryeministrja e parë që u injektua publikisht.
Pas marrjes së dozave të para, autoritetet serbe bëjnë me dije se gjatë ditës së hënë në Serbi mbërritën 19500 doza të tjera të vaksinës Pfizer dhe pritet që në qendrat e vaksinimit të injektohen rreth 11 mijë punonjës shëndetësorë.
Mirsad Djerlek kryetari i komitetit për imunizimin bëri me dije se gjatë javës Beogradi pritet të përdorë edhe 2400 doza të vaksinës ruse “Sputnik V”.
Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen rreth 720,000 njerëz.
Djerlek tha se interesi është shumë më i lartë se sa pritej dhe vuri në dukje se është një shenjë e mirë që njerëzit në Serbi e kanë kuptuar se pa një vaksinë një fatkeqësi e tillë si COVID 19 nuk mund të kapërcehet.
Lexoni gjithashtu:
Maqedonia e Veriut në bisedime edhe me Kinën për 200 mijë vaksina anti-COVID
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta