Vaksinimi në Serbi, Salihu: Shtetasit e huaj që duan të vaksinohem mund të aplikojnë online

6 Prill 2021 | 15:00

Në Serbi qeveria ka mundësuar që të vaksinohen dhe turistët apo personat jo rezidentë, të cilët duhet të aplikojnë dhe mund të zgjedhin dozën që mund të marrin.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë zoti Driton Salihu tregoi në Euronews Albania se momentalisht Serbia është e furnizuar me 4 llojet e vaksinave, Pfizer, Sinofarm, AstraZeneca dhe Sputnik V.

Ai sqaroi se shtetasit e Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërisë që duan të marrin dozën e vaksinës anti-COVID mund të aplikojnë online.

Ai tregoi me tej se në Serbi infektohen mbi 5000 persona në ditë, por numri i atyre që humbin jetën është rreth 30 deri në 40.

“Shpresat mbesin tek vaksinat. Në muajin qershor pritet që të lehtësohen masat, pasi numri i të vaksinuarve në Serbi ka shkuar në 3 mln”, u shpreh ai.

Lexoni gjithashtu:

Vala e tretë e pandemisë, situatë shqetësuese në Francë, Serbia lehtëson masat, merr më shumë vaksina kineze

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026