Vaksinimi në Serbi, shteti i tretë në Evropë ku ka nisur injektimi me ‘Pfizer’
Prej pak ditësh në Serbi ka nisur procesi i vaksinimit me vaksinën e prodhuar nga kompania Pfizer dhe Bioentech.
Rreth 4875 doza të vaksinës janë transportuar tashmë në shtetin ballkanik. Serbia është shteti i tretë në Evropë pas Britanisë dhe Zvicrës ku ka nisur injektimi i vaksinës anti-COVID. Dozat e para do t’u jepen të moshuarve në qendrat e azilit.
E para që mori vaksinën e ‘Pfizer’ një ditë më parë ishte kryeministrja Ana Brnabic, e cila u shpreh se ndihej e lumtur që ishte kryeministrja e parë në Evropë që merrte vaksinën.
“Ne morëm të parët vaksinën pas Britanisë, sepse kemi punuar fort si një ekip. Jemi vendi i tretë evropian që nisim këtë proces. Dhe unë kisha nderin të isha kryeministri i parë evropian që vaksinohet. Kjo tregon se sa i përkushtuar është vendi ynë. Është e mjaftueshme për të bindur të gjithë njerëzit e arsyeshëm se vaksinat janë të sigurta dhe se kjo është mënyra e vetme dhe e duhur për të ecur përpara.
Në vitin 2020 ne pamë se si duket bota pa vaksina Nuk më pëlqen ajo botë”, u shpreh kryeministrja e Serbisë.
Gjatë vitit 2021 Serbia pritet të marrë vaksina edhe nga ‘Astrazeneca’ dhe Moderna.
Gjatë të mërkurës në shtetin ballkanik u raportua për 4426 të infektuar dhe 52 viktima. Spitalet janë duke u përballur me një numër të lartë pacientësh.
Ndërsa nga nisja e pandemisë në total janë infektuar 312.000 njerëz. ndërsa 2833 kanë humbur jetën
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta