Vaksinimi në Shkodër me ritme të shpejta, pas mjekëve radhën e kanë të sëmurët kronikë
Në Shkodër po vijon me ritme të shpejta procesi i vaksinimit ndaj COVID-19.
Sipas të dhënave të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, deri në këto momente janë shpërndarë rreth 12.700 vaksina.
Kryevaksinatori Arben Xhabija shprehet se ka një rritje të kërkesës për t’u vaksinuar, ndryshe nga fillimi i procesit.
“Normalisht interesi tregon që është në rritje, vijnë këtu në qendrën e vaksinimit në pallatin e sportit, por edhe në qendrat shëndetësore që kanë pranë banesave të tyre”, thotë Arben Xhabija.
Procesi për arsimtarët është drejt përfundimit ndërsa ka nisur prej ditësh dhe vaksinimi i policëve gazetarëve.
“Procesi i vaksinimit po ecën mjaft mirë, po vaksinojmë moshat mbi 65 vjeç, deri tani janë vaksinuar 1057 arsimtarë në shkollat publike dhe jopublike, kemi vaksinuar deri tani 200 policë dhe po vijojmë me punonjës të mediave”, shpjegoi kryevaksinatori.
Aktualisht po kryhet procesi i vaksinimit të policëve si dhe grupmoshës mbi 65 vjeç, ndërsa synohet që procesi të përfshijë në ditët në vijim të sëmurët kronikë nën 65 vjeç, punonjësit e OshEE, dhe ujësjellësit.
Sipas mjekëve, përveç shenjave të lehta, nuk ka asnjë komplikacion të shfaqur tek personat që kanë marrë dozat e vaksinës.
Në total në Shkodër janë shpërndarë 6161 doza ‘Pfizer’, 1144 ‘AstraZeneca’ si dhe 5364 doza të vaksinës kineze ‘Sinovac’.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta