Vaksinimi në Shqipëri, Fier dhe Lezhë, asnjë komplikacion mes të injektuarve

14 Prill 2021 | 14:18

Pas një ndërprerjeje dyditore për shkak të mungesës së vaksinave, ka rifilluar serish procesi i vaksinimit ne qarkun e Fierit, ku numri total i atyre që kanë marrë vaksinën ka shkuar në 18.233.

Vetëm në 24 orët e fundit vaksinën kineze ‘Sinovac’ e kanë marrë 1146 persona, mes të cilëve gazetarë, pensionistë dhe arsimtarë. Sipas mjekëve që po asistojnë procesin, deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion te personat e vaksinuar.

“Vaksinimi ka vazhduar shumë mirë, që nga dje pasdite i kemi mbaruar të gjitha dozat dhe pacientët. Sot po vijojnë moshat 60 e sipër, me vaksinën kineze ‘Sinovac’”, thotë një mjeke.

Ndërkohë në qytetin e Lezhës, numri i të vaksinuarve ka shkuar në 6000 dhe procesi po vijon me ritme të shpejta. Çdo ditë persona mbi moshën 60 vjeç paraqiten pranë qendrës së vaksinimit të ngritur në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, për të marrë dozën e parë të vaksinës.

Sipas drejtoreshës së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë Zoje Zefi, numri ditor i personave që po vaksinohen varion nga 350-400, ndërsa vihet re një afrim i të moshuarve skeptikë, të cilët më herët kishin refuzuar që të bëheshin pjesë e vaksinimit.

“Vaksinimi ka filluar sipas grupmoshës, tani jemi në fashën 65+. Nuk kemi pasur asnjë lloj problemi aspo  mungesë vaksinë, nuk ka pasur ndërprerje asnjë ditë. Vazhdon procesi në të gjitha qendrën shëndetësore dhe në pikën e vaksinimit të ngritur në qytetin e Lezhës”, – thotë drejtoreshë e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë, Zoje Zefi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026