Vaksinimi në Shqipëri, në Durrës bie ritmi, në Korçë përfundojnë mjekët

30 Mars 2021 | 16:12

Në qytetet kryesore të Shqipërisë vaksinimi po i afrohet përfundimit të dozës së dytë nga mjekët dhe arsimtarët. Ndërkohë që një interes të shtuar ka pasur nga të moshuarit.

Vlorë

Në ditën e tretë të vaksinimit masiv, në Vlorë po vijohet me dozën e parë për moshat +70, si dhe me dozën e dytë të moshave +80, duke shkuar drejt përfundimit. Interesi ka qenë i lartë kryesisht të moshuarit, sakaq në fundjavë pritet nisë vaksinimi për mjekët që punojnë në sektorin privat, si dhe për efektivët e policisë.

Durrës

Në qytetin e Durrësit, në 3 ditët e fundit, ka pasur një intensitet më të ulët të vaksinimit, edhe mes moshave të thyera. Deri më tani asnjë komplikacion apo rast urgjent nuk është shfaqur tek personat e vaksinuar. Strukturat e Shëndetësisë, përveç numrit të pedagogëve nuk japin detaje mbi ecurinë e vaksinimit te kategoritë e tjera.

Shkodër

Një interes i shtuar shihet në qytetin e Shkodrës, ku është shtuar ndjeshëm numri i personave që duan të vaksinohen. Problematike ngelen orët e hershme të mëngjesit, ku pensionistët krijojnë radha të gjata, ende pa ardhur ora 9.00, që shënon edhe fillimin zyrtar të procesit. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore, është duke vijuar me ritme më të larta edhe vaksinimi i arsimtarëve, të cilët ishin më të stepur nga vaksina Astrazeneca.

Korçë

Arsimtarët e Korçës, një ditë më parë kanë marrë edhe dozën e dytë, duke e përmbyllur kështu vaksinimin e kësaj kategorie. Ndërkohë, moshat +70 kanë vazhduar të paraqiten, pa krijuar radha në qendrat e vaksinimit. Momentalisht në Korçë janë bere rreth 3000 vaksinime, nga të cilat 1400 Phizer, 2300 Astra Zeneca dhe të tjerat kineze

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026