Vaksinohen mjekët në Kosovë, mbërrijnë mbi 4500 doza vaksinash nga Pfizer

5 Maj 2021 | 12:42

Pas mbërritjes së 4680 dozave të vaksinave Pfizer kundër COVID-19, Kosova ka nisur këtë të mërkurë procesin e vaksinimit të bluzave të bardha. Një ditë më parë, Bashkimi Evropian shpërndau doza vaksinash për vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim imunizimin e popullatës.

Infektologu, Salih Ahmeti tha për Euronews Albania se ka një interes shumë të madh të mjekëve në Kosovë për të marrë dozat e vaksinës anti-COVID, teksa theksoi se për Pfizer ka një besueshmëri më të madhe.

Ahmeti pohoi se strategjia e përzgjedhjes për vaksinim të punonjësve të mjekësisë në Kosovë, është bërë duke i dhënë prioritet atyre që nuk e kanë kaluar më parë COVID-19.

“Ne tani po marrim dozën e parë. Ata që kanë marrë dozën e parë nuk janë duke u vaksinuar. Ne presim radhën meqenëse ata që kanë marrë dozën e parë me AstraZeneca kanë kohë ende duke qenë se duhet të kalojnë 12 javë që nga doza e parë, ndërsa tani do të marrin dozën e parë ata që nuk janë vaksinuar më parë,” – shpjegoi mjeku infektolog.

Salih Ahmeti u shpreh se priste të niste vaksinimi masiv jo vetëm i punonjësve të shëndetësisë por dhe kategorive të tjera, ndërkohë që tregoi se situata e pandemisë është nën kontroll.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026