Injekohen 50 dozat e para të vaksinës në Shqipëri

11 Janar 2021 | 14:08

Shqipëria e hapi siparin e vaksinimit anti-covid me injektimin e dozës së parë tek shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo dhe kryeministri Edi Rama.

Në ambientet e stadiumit kombëtar “Air Albania”, ku zakonisht gumëzhijnë brohorimat e tifozëve, nuk munguan ovacionet për ‘golin’ e parë në luftën kundër coronavirusit.

Për rreth gjashtëdhjetë minuta mjekë të spitalit Infektiv dhe atij “Shefqet Ndroqi”, të cilit i përkasin grupit prioritar të vaksinimit iu nënshtruan procedurës pak-sekondëshe.

Kryeministri Rama njoftoi mesditën e të hënës se ishte vendosur që procesi të niste një javë më herët, falë dozave të ofruara nga një vend i paemëruar i Bashkimit Europian. Ndërsa javën e tretë të janarit pritet të nisë vaksinimi në kuadër të 500 mijë dozave të siguruara nga kontrata me Pfizer.

Kreu i qeverisë tha se pritet që në ditët në vijim të bëhen transparente procedurat e ndjekura për ruajtjen frigoriferike të vaksinave.

Rama përsëriti thirrjet se vaksina ishte e sigurt dhe jo e detyrueshme, ndërsa ironizoi teoritë konspirative.

“Është e sigurt që vaksina i lë Ilirët Ilirë dhe nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve,” tha Rama pas marrjes së vaksinës.

Kryeministri gjithashtu theksoi se Shqipëria i qëndron planit për t’i dhuruar Kosovës një sasi simbolike vaksinash.

Procedura do të rinisë nesër në orën 09:00.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026