I nxehti ekstrem godet Francën e Spanjën, temperaturat më të larta në 30 vjet
Më shumë se 32 provinca spanjolle janë nën alarm për shkak të temperaturave ekstreme.
Sipas parashikimeve vala e të nxehtit do të vijojë të godasë gadishullin dhe Ishujt Balearik të paktën deri ditën e enjte.
Nga 11 rajonet në alarm, pesë prej tyre janë më të rrezikuara ku në zona të caktuara temperatura mund të arrijë 43 gradë Celsius.
Nga viti 1981 kjo është hera e parë që vala e të nxehtit godet kaq herët Spanjën.
Por jo vetëm këtë shtet edhe pjesa jugore e Francës po vuan nga nxehtësia.
“Në situatën meteorologjike, tashmë kemi ajër shumë të nxehtë, të pranishëm në Spanjë dhe më pas ardhja graduale e një sistemi me presion të ulët pranë Gadishullit Iberik do ta dërgojë këtë ajër drejt gjysmës jugore të vendit. Pra presim temperatura shumë të larta në jugperëndim me 35, 36 gradë dhe më pas ditët më të nxehta duhet të jenë të enjten, të premten dhe të shtunën”, shprehet një zyrtar nga shërbimi meteorologjik francez.
Episodet e të nxehtit ekstrem në të dy vendet pasojnë edhe muajin maj i cili ishte po ashtu ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë qoftë në Francë, por edhe në Spanjë.
Thatësira tanimë po shton shqetësimet, 35 rajone franceze kanë vendosur të kufizojnë përdorimin e ujit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritje temperaturash deri në 38 gradë Celcius
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin