Valdete Daka: Vendimi i presidentes për të më shkarkuar është qesharak

15 Qershor 2021 | 12:38

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ish-kryetarja e Komisionit Qendror zgjedhor në Kosovë, Valdete Daka tha se shkarkimi i saj nga presidentja Vjosa Osmani është jo kushtetues.

Para mediave, znj. Daka u shpreh se presidentja Osmani ka përmbushur premtimin gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin e saj, duke e quajtur një vendim qesharak dhe të porositur.

Po gjatë konferencës së jashtëzakonshme ish-kryetarja e KQZ-së, znj. Daka tha se do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore për ta dëshmuar se vendimi për shkarkimin e saj është jo-kushtetues.

Një ditë më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani firmosi vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës, duke argumentuar se ka thyer “integritetin dhe besimin e qytetarëve”.

Presidenca theksoi se “në procesin e fundit zgjedhor, KQZ ka qenë e polarizuar dhe mbledhjet e vendimmarrja janë shoqëruar me tensione si kurrë më parë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Presidentja e Kosovës shkarkon kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Shoqëria civile kundërshton shkarkimin e kryetares së KQZ-së

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026